Qarku i Kukësit është përfshirë ditët e fundit nga reshjet e dendura të shiut. Shirat e tepërt kanë shkaktuar edhe probleme në rrugën nacionale të bashkisë Kukës, duke bërë që aksi Dushaj-Lekbibaj dhe Kukës-Shishtavec, të zihet nga gurët që kanë rrëshqitur. Si pasojë ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë ndërhyrja nga institucionet përkatëse nuk ka vonuar, ndërsa ka nisur puna për pastrimin e rrugëve. Nga reshjet e shiut niveli i ujit në Liqenin e Fierzës është rritur.