"Komisioni Evropian është i gatshëm të presë bisedime të mundshme shumëpalëshe për paqen në Ukrainë." Këtë e deklaroi kryezëdhënësja e ekzekutivit të BE-së, Paula Pinho, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi mundësinë e organizimit në Evropë të një takimi edhe me pjesëmarrjen e delegacionit rus.
Mbetemi të gatshëm të presim bisedime, ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën", pohoi Pinho. "Jemi gati të kalojmë në një format shumëpalësh të diskutimeve", shtoi ajo, duke saktësuar megjithatë se "nuk janë diskutuar vende specifike".
Ndërkaq javën e shkuar edhe autoritetet ruse pohuan se janë të gatshme për të futur në bisedimet për paqen edhe përfaqësues të BE-së për të diskutuar për një zgjidhje finale të konfliktit të armatosur Rusi-Ukrainë.
© SYRI.net