Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian.
Rama ishte pjesë e panelit me temë: Arritjet e zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje”, ku ndër të tjera komentoi edhe protestat në Tiranë, për të cilat tha se morën vëmendjen e botës, për shkak se pas ishte hija e Presidentit amerikan, Donald Trump.
“Ajo cfarë ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajt të fundit ka qenë publike gjerësisht, pati edhe një emër revolucioni i flamingove, tërhoqi vëmendjen e botës sepse pas kësaj është hija e Doland Trump, nuk jam shumë i sigurtë se nëse nuk do ishte Trump do donte t ia dinte kush për flamingot në Shqipëri.
Është një Shqipëri e re, njerëzit kërkojnë më shumë kanë plotësisht të drejtë legjitime të kërkojnë më shumë vemdendje dhe të ngrenë më shumë pikëpyetje ku janë njerëzit në këtë transformim. Ky është fakti pse jemi kaq të lidhur ngushtë me BE, kjo është qasja ime e parë”,- u shpreh Rama.
Krahas kryeministrit Rama, pjesë e panelit ishin gjithash edhe Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, Kryeministrin i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Komisionerin Europian për Ekonominë dhe Produktivitetin, si dhe për Zbatimin dhe Thjeshtimin, Valdis Dombrovskis, dhe deputetin e Parlamentit Europian, Thijs Reuten.


