“Për mua, të krahasohem me Mourinhon është shumë, më vë në siklet. Ai është një trajner i madh, ndërsa unë sapo kam filluar. Ky është vetëm viti im i dytë si trajner në Serie A. Shpresoj të fitoj qoftë edhe një pjesë të trofeve të tij; do të isha shumë më i lumtur se tani”, – deklaroi Cristian Chivu pas fitimit të çmimit “Panchina d’Oro”.
I pyetur nëse Interi është favorit absolut për titullin, rumuni u përgjigj: “Nuk më pëlqejnë etiketime të tilla. Është shumë e lehtë të thuash se Interi është superfavorit dhe duhet të fitojë. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë vitet e fundit; të punojmë dhe të dëshmojmë në fushë vlerat tona.
Duhet të ruajmë ekuilibrin. Humbim një ndeshje dhe gjithçka kthehet në tragjedi, fitojmë dy të tjera dhe rikthehet entuziazmi”.
Kujt i druhet më shumë në garën për titull? “Nuk i frikësohem askujt, përqendrohemi te vetja. Askush nuk të dhuron asgjë, as në Serie A, as në Europë, Kupë apo Superkupë”, – tha rumuni.







