SPAK mbyll hetimet për Ballukun, Klodian Braho komunikon dërgimin e çështjes për gjykim: Korrupsion në 9 raste dhe 7,5 miliardë lekë dëm ndaj shtetit
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar politikën e Bashkimit Europian ndaj procesit të zgjerimit, duke deklaruar se Shqipëria po përballet me pengesa që nuk lidhen gjithmonë me përmbushjen e kritereve, por edhe me konfliktet mes shteteve anëtare.
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e II-të të Zgjerimit të BE-së, në Bruksel, Rama u shpreh se mbështet procesin e bazuar në meritë dhe e konsideron atë një mundësi për transformimin e Shqipërisë, por theksoi se politika europiane shpesh i zhgënjen vendet kandidate, duke i penguar për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme të vendeve anëtare.
“Jo vetëm që nuk e kundërshtoj, por kam luftuar për këtë për një kohë të gjatë. Plani i rritjes në vetvete është një instrument që e pasqyron këtë qasje nga ana e Komisionit dhe BE-së, sepse hendeku vazhdon që të jetë i madh dhe nevoja për të pasur më shumë nga sa u takon kapaciteteve, për të mbyllur këtë hendek, është e jashtëzakonshme. Përpjekjet për të bërë gjëra që ju përmendët, si anëtar i asociuar i Ukrainës, nuk shkojnë asgjëkundi, sepse është një gënjeshtër dhe nuk kanë të bëjnë me instrumentin e BE-së, sepse bazohet në meritë. Procesi i bazuar në meritë është kryesisht një dhuratë për ne, është një proces që na bën të aftë të bëjmë gjëra që nuk do të ishim në gjendje që t’i bënim.
Për fat të mirë, në mes të Evropës kemi BE-në, i cili është burimi më i jashtëzakonshëm i dijes se si krijohen institucionet. Gjithashtu është vendi i torturave, ata e dinë saktësisht se si të derdhin gjak në çdo hap që hedhim. Shqipëria është një vend krejt ndryshe falë këtij procesi. Europa nuk ta jep anëtarësimin pa meritë. Por, ajo që mendoj që mungon është politika. Mendoj që Komisioni ka të drejtën që të na torturojë, por politika e BE-së shpesh na zhgënjen, sepse na rrëzon për shkak të konflikteve të shteteve anëtare.
Të kërkosh të kesh diçka ndryshe nga procesi i bazuar në meritë, është si të marrësh patentën, pa ditur makinën. Rrezikon veten dhe të tjerët. Besoj se ka ardhur koha për Komisionin Europian, për Këshillin, për shtetet anëtare, që t’i sjellë të shtatë, sepse 7 janë edhe fëmijët e Ursulës, t’i sjellë të shtatë rreth tryezës. Nëse Ursula do i thoshte fëmijëve ‘duhet të rriteni aty jashtë në lagje, para se t’ju pranojmë në shtëpi, atëherë do të rrezikohej që fëmijët të mos vinin më në shtëpi. Larg qoftë, vajza mund të binte në dashuri me një gangster rus. Një tjetër vajzë mund të luante me lojëra kineze, deri në atë pikë që të mos kthehej më në shtëpi. Ne shqiptarët jemi pak të veçantë, jemi të dashuruar me BE-në dhe mund të qëndrojmë aty jashtë”, tha mes të tjerash Rama.
Top Channel