Aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq ka ngritur pikëpyetje nëse ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel.

Kandiq në një postim në platformën X ka thënë se interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel ishte një ngjarje e turpshme.


“E turpshme! Kënga nacionaliste ‘Oj Kosovo, Kosovo’ në Forumin e BE-së për Zgjerimin. A reagoi ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia që ishin të pranishëm? A kërkoi dikush që të ndërpritej interpretimi i këngës?”, ka shkruar Kandiq. /Telegrafi/