Ismailhaki Kuriu, i cili mbajti postin e kryetarit të parë të klubit shqiptar Shkëndija e Tetovës, është ndarë nga jeta.
Kuriu do të mbahet mend jo vetëm për rolin e tij në themelimin dhe hapat e parë të klubit, por edhe për punën si profesor matematike në Tetovë dhe Prishtinë.
Të lidhura
None found
Klubi tetovar njoftoi me dhimbje humbjen e tij, duke e kujtuar Ismailhaki (Mali) Kuriun si kryetarin e parë të KF Shkëndija pas themelimit të klubit në vitin 1979. Në njoftim, Shkëndija u shprehu ngushëllime familjarëve Kuriu, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën, ndërsa theksoi se kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm.
Gjatë viteve të fundit, Shkëndija e Tetovës është konsoliduar si një prej skuadrave më të suksesshme në Maqedoninë e Veriut.
Ekipi tetovar arrin rregullisht të marrë pjesë edhe në kompeticionet evropiane.





