Gazetarja e njohur Klodiana Lala, dha më shumë detaje nga takimi sot me kreun e SPAK, Klodian Braho dhe me dy prokurorët e çështjes Balluku, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Teksa dosja ka kaluar për gjykim, Braho u shpreh se vetëm nga tenderimi për Tunelin e Llogarasë, dëmi në buxhetin e shtetit është 5.4 mld lekë.
Të lidhura
None found
Sa i përket përvetësimit të pasurisë nga dy vilat në jug në emër të Tares, arrin në shifrat 1.8 mln euro.
Lala: Kemi patur një takim me zotin Braho. Ta pranishëm dhe dy prokurorët të çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Fillimisht ishte zoti Braho që foli për arsyet që kishte thirrur gazetarët. Fokusi ishte te dosja e Ballukut. Braho pohoi se ishin mbaruar hetimet dhe dosja ishte çuar në gjykim. Janë dhe 15 persona përveç Ballukut bashkëpunëtorë. Veprat më të rënda rëndojnë mbi Ballukun.
SPAK ndryshe nga më herët dha një shifër zyrtare sa i përket dëmit ndaj buxhetit, u ndal vetëm te tuneli, Prençi tha se dëmi preventiv, rezulton 5.4 mld lekë. Shifra e deklaruara. Sipas pr0kurroëve është përllogaritur nga një grup ekspertësh të prokurorisë. Nuk jepet në mënyrë të saktësa mund të jetë dëmi nga paracaktimi i këtij tenderi. Prokurorët deklaruan dhe një shifër që ka përvetësuar Balluku nga buxheti që ka dalë nga pasuritë që ka fshehur në emër të Tares, dy vila, shuma 1.8 mln euro.
Duhet që akti i ekspertimit nuk na është vënë ende në dispozicion, bëhet fjalë për nga dosjet më voluminoze.








