Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen ndaj të pandehurve
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2025, brenda ambienteve të Gjykatës.
Në bankën e të akuzuarve do të ulen Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë së gjykatës, Banush Koxhaj. Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e funksionarit publik, tentativën e vrasjes së dy personave të tjerë dhe armëmbajtjen pa leje.
Ndërsa Gjon Shkambi akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, në bashkëpunim, të mbetur në tentativë. Për punonjësin e sigurisë rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
Sipas hetimeve, pas të shtënave që i morën jetën gjyqtarit Kalaja, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor. Tashmë, përtej hetimeve dhe akuzave të ngritura nga Prokuroria, vendimmarrja i kalon gjykatës për të përcaktuar përgjegjësitë penale të secilit prej të pandehurve.
Rama në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Protestat në Shqipëri janë “revolucioni i pritshmërive më të larta”
Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje
SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj ish-zv kryeministres Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë
- 15:48 Sherr mes dy të ftuarve në një studio televizive në Armeni, përplasen fizikisht (VIDEO)
- 15:43 Macron paralajmëron: Kufizimi i ndihmës për Ukrainën, “recetë për një luftë tjetër”
- 15:34 Klopp bën thirrje për ndryshime në FIFA: Infantino është president më i keq se Blatter
- 15:30 Irani bllokon vizitat e OKB-së në vendet bërthamore deri në përfundim të luftës me SHBA-në dhe Izraelin
- 15:27 Shpëtimi i ekuipazhit të një anijeje që u përmbys në Detin e Zi, ministria bullgare jep detaje
- 15:23 Kremlini: Takimi Putin-Xi-Trump në Kinë do të ketë ndikim të madh në çështjet globale