“Ancelotti ndryshoi historinë time te Real Madridi, më ka mbështetur gjithmonë”

16 Nëntor 2026
15:50
Alfred Lleshi
back button

Vinicius Junior ka folur hapur për fillimin e vështirë të sezonit te Real Madridi, duke pranuar se pasiguria rreth rinovimit të kontratës ndikoi në gjendjen e tij psikologjike.

Në konferencën për shtyp para miqësores Brazil–Singapor, sulmuesi shpjegoi edhe ndikimin e eliminimit të hershëm nga Botërori: “Gjatë pushimeve u argëtova, pushova dhe kalova më shumë kohë me familjen. Në fund u stërvita më pak se vitet e fundit. Edhe pasiguritë për rinovimin dhe interesimi i klubeve të tjera më ndikuan mendërisht në fillim të sezonit, por kampionati është ende i gjatë”.

Braziliani, që rinovoi deri në vitin 2032, beson se do të rikthehet në formën më të mirë: “Dhjetorin e kaluar kisha shënuar vetëm 5 gola, por sezonin e mbylla me më shumë se 20. Po përgatitem dhe po përmirësohem. Në momentet më vendimtare të sezonit jam gjithmonë aty”.

Ai përmendi Messin dhe Cristiano Ronaldon si shembuj të vazhdimësisë së jashtëzakonshme, ndërsa për Ancelottin tha: “Ai ndryshoi historinë time te Reali, më ka mbështetur gjithmonë. Me të kam shënuar 10 gola, ndërsa më parë kisha vetëm 6”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit