Pronat e sekuestruara dhe të konfiskuara po sjellin gjithnjë e më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Nga janari deri në tetor 2026, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka arkëtuar 224.9 milionë lekë nga dhënia e tyre me qira.
Sipas të dhënave financiare të Agjencisë, kjo shumë është 45.2 milionë lekë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur të ardhurat arritën në 179.7 milionë lekë.
Arkëtimet kanë qenë më të larta se një vit më parë në nëntë nga dhjetë muajt e analizuar.
Rritja më e madhe u regjistrua në maj, kur të ardhurat arritën në 23.7 milionë lekë, nga 14.1 milionë lekë në maj të vitit të kaluar. Edhe gushti shënoi një rritje të ndjeshme, me 29 milionë lekë të arkëtuara, kundrejt 19.1 milionë lekëve një vit më parë.
Të ardhurat nga qiradhënia e këtyre pasurive synojnë të përdoren për mbështetjen e institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për financimin e projekteve që i kthejnë pronat e konfiskuara në shërbim të komunitetit.









Komente
Komento