Monday / November 16 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Kosova

AKB: Protestat në Shqipëri po frenojnë investimet nga Kosova, bizneset po hezitojnë

Share Share Icon

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësimin për pasigurinë ekonomike që po krijojnë tensionet politike dhe protestat e vazhdueshme në Shqipëri, duke paralajmëruar se kjo situatë po ndikon në vendimmarrjen e investitorëve nga Kosova.

 

Shqipëria po përballet prej disa muajsh me protesta të vazhdueshme, tensione politike dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, një situatë që sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) po krijon pasiguri edhe në ambientin ekonomik dhe po ndikon në planet e investitorëve nga Kosova.

AKB-ja ka bërë të ditur se një pjesë e investitorëve të Kosovës po tregohen më të rezervuar dhe po ngadalësojnë vendimmarrjen për investime të reja në Shqipëri, për shkak të pasigurisë politike, tensioneve institucionale dhe mungesës së një klime të qëndrueshme.

“Investitorët nuk investojnë aty ku mungojnë stabiliteti, siguria juridike dhe parashikueshmëria!”, thuhet në reagimin e AKB-së.

Kjo organizatë ka theksuar se përplasjet politike nuk duhet të shndërrohen në pengesë për zhvillimin ekonomik, sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të bizneseve, duke respektuar njëkohësisht të drejtën demokratike për protestë.

“Shqipëria nuk duhet të rrezikojë humbjen apo shtyrjen e investimeve për shkak të krizave politike. Pozita dhe opozita duhet ta kuptojnë se ekonomia nuk mund të mbahet peng i interesave partiake”.

AKB-ja u ka bërë thirrje faktorëve politikë dhe institucionalë në Shqipëri që, përmes dialogut dhe përgjegjësisë shtetërore, të garantojnë stabilitet politik, siguri juridike dhe një klimë të favorshme për investime.

“Shqipëria ka nevojë për më pak përplasje politike dhe më shumë investime, prodhim, eksporte dhe punësim. Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të forcohen, jo të pengohen nga pasiguria politike”, ka theksuar AKB-ja.

Në fund, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka paralajmëruar se pasiguria mund të ndikojë në orientimin e kapitalit drejt tregjeve më të qëndrueshme.

“Kapitali nuk pret pafundësisht, ai shkon aty ku gjen siguri, stabilitet dhe perspektivë”, ka deklaruar Shahini.

Protestat në Shqipëri kanë nisur që në maj të këtij viti, fillimisht kundër një projekti për ndërtimin e një kompleksi turistik luksoz në zonën e mbrojtur të Pishë Poro-Nartës. Ato më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë qytetare, me kërkesa për transparencë, llogaridhënie, luftimin e korrupsionit dhe qeverisje më të mirë.

Ndërkohë, që nga mesi i tetorit, situata është tensionuar edhe më shumë pas protestave të studentëve, të cilët kanë ngritur shqetësime për kushtet në arsim, kostot e jetesës dhe mungesën e perspektivës ekonomike për të rinjtë, duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme, hedhje të mjeteve piroteknike, gurëve dhe koktejve molotovë, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome për shpërndarjen e turmave. Tensionet janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa përplasjet kanë vazhduar edhe brenda Kuvendit të Shqipërisë.

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Paga mesatare afro 660 euro, tregtia dominon ekonominë e Kosovës me mbi gjysmën e qarkullimit

Tregtia vazhdon të dominojë ekonominë e Kosovës, duke gjeneruar 51.7 për qind të qarkullimit të përgjithshëm të ndërmarrjeve gjatë një viti.  ...

3 days më parë 5 Min Lexim

Paralajmërohet dimër i vështirë energjetik për Kosovën

Çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare, rritja e kostos së energjisë për bizneset dhe miliona eurot e shpenzuara për import po e rëndojnë sektorin...

4 days më parë 9 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!