Dyshohet për falsifikim dokumentesh për një banesë, ndalohet zyrtari i gjykatës; shtetasi serb në arrati

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar sot për 48 orë A.B., i cili ka ushtruar detyrën e udhëheqësit të Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai dyshohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas dyshimeve, gjatë ushtrimit të detyrës, A.B. ka krijuar dosje fiktive dhe ka vendosur vulën e vërtetësisë mbi kopjen e një dokumenti të falsifikuar me titull “kontratë për shitblerje’’, me qëllim sigurimin e përfitimit pasuror të kundërligjshëm për vete dhe persona të tjerë.

Të lidhura

None found

Hetimet lidhen me regjistrimin në emër të M.B., shtetas i Serbisë që aktualisht ndodhet në arrati, të një prone banesore në Zyrën Kadastrale në Prishtinë. Banesa ka sipërfaqe 55.89 metra katrorë dhe ndodhet në Zonën Kadastrale në Matiçan.

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do t’i kërkojë gjykatës kompetente caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit.


Shtuar më 16.11.2026 16:21

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişBycasinoonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet