Administrata Trump bllokon aksesin e Kinës në çipat e inteligjencës artificiale

16 Nëntor 2026 | 16:18

Administrata Trump ka njoftuar se po ecën përpara me miratimin e rregulloreve të reja që synojnë kufizimin e aftësisë së Kinës për të fituar akses në çipet e përparuara të inteligjencës artificiale.

Rregullat e reja synojnë të mbyllin një boshllëk ligjor që shumë në Uashington thonë se i ka lejuar Kinës të anashkalojë një ndalim të Departamentit të Tregtisë të SHBA-së që i pengon kompanitë kineze të blejnë çipat më të përparuar të inteligjencës artificiale nga prodhues si Nvidia.

Aftësia e Kinës për të vazhduar përdorimin e këtyre çipave, duke marrë me qira fuqi kompjuterike nga qendrat e të dhënave në vendet e Azisë Juglindore dhe gjetkë, është bërë një pikë debati e ashpër brenda administratës Trump.

Rregullorja e re vendos kufizime në qendrat e të dhënave jashtë shtetit që ofrojnë “sasi të konsiderueshme fuqie llogaritëse” për bizneset me seli në një grup të vogël vendesh me rrezik të lartë, të cilat përfshijnë Kinën , Rusinë dhe Iranin .

Qendrat e të dhënave do të detyrohen gjithashtu të kryejnë verifikime të rëndësishme mbi klientët e tyre. Sipas njoftimit, dispozita, e cila do të hyjë në fuqi brenda 90 ditësh, do të kufizojë aftësinë e kompanive nga vendet e specifikuara për të përdorur çipa amerikanë për të trajnuar modele të përparuara të inteligjencës artificiale.

Në të njëjtën kohë, do të kërkohet një licencë e veçantë për të eksportuar çipa të përparuar në kompani me seli në Indonezi , Malajzi , Singapor , Tajlandë ose Brazil , vende që, sipas qeverisë amerikane, paraqesin një rrezik më të lartë se zakonisht të kontrabandës.

Aksionet e prodhuesve kryesorë të gjysmëpërçuesve, përfshirë Nvidia , Intel, Broadcom, Micron dhe AMD , shënuan humbje të konsiderueshme në tregtimin para tregut të hënën.

Mbetet e paqartë nëse rregullat e reja do të provokojnë një reagim të ashpër nga Kina. Trump pritet të mbërrijë në Kinë të mërkurën për takime që pritet të përqendrohen në luftën e Iranit, mospërhapjen bërthamore dhe tregtinë .

Një zyrtar i lartë qeveritar tha se qeveria po diskutonte masa të mundshme për aksesin në distancë dhe nuk priste kundërmasa nga Kina. Ai shpjegoi se rregulloret kanë për qëllim të mbyllin boshllëqet në kufizimet ekzistuese, duke adresuar si kontrabandën ashtu edhe aksesin në distancë në qendrat e të dhënave. Ai shtoi se kinezët kanë deklaruar publikisht se nuk janë të përfshirë në kontrabandë .

Një zyrtar tjetër i lartë tha se zhvillimet rreth Nvidia nuk do të ndikojnë në vizitën e Trump, duke theksuar se kontrollet e eksportit janë çështje të sigurisë kombëtare dhe nuk janë të negociueshme me palën kineze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Musk përkrah ish-shefin e Nvidia-s, i bashkohet fushatës për rikthimin e tij në detyrë

Aleatët e Jensen Huang po përpiqen të mbledhin mbështetje për ish-shefin e Nvidia-s që të rikthehet në punë, pasi dha dorëheqjen javën e kaluar për...
16:12 | 16/11/2026

Kërcënime të reja me bombë në shkollat italiane, mësimi vijon normalisht pas ndryshimit të protokollit

Vazhdojnë kërcënimet për vendosjen e bombave në shkollat e Italisë, pasi sot janë dërguar e-maile të reja kërcënuese në një numër shkollash, ku pretendohet se...
15:51 | 16/11/2026

Sherr mes dy të ftuarve në një studio televizive në Armeni, përplasen fizikisht! Ndërhyn stafi (VIDEO)

Studioja e televizionit shtetëror të Armenisë u shndërrua në një arenë tensioni në pasi dy të ftuar shkëmbyen fillimisht fyerje dhe më pas u përleshën...
15:48 | 16/11/2026