Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, thotë se Shqipëria përballet me regres demokratik, ndërsa vendi përballet prej muajsh me protesta kundër qeverisë.

Ndregjoni: Në çdo vend demokratik, evropian, kur populli kërkon dorëheqje, kryeministri jep dorëheqje. Kjo ndodhi ne Spanjë, para disa muajsh. Kryeministri i majtë spanjoll nuk i kërkoi popullit dialog siç kërkon Edi Rama por dha dorëheqjen. Ai kryeministri i majtë spanjoll nuk i fyeu protestuesit sepse i kërkonin dorëheqjen siç bën kryeministri shqiptar. Ai dha dorëheqjen, duke kërkuar falje popullit të tij. Kryeministrat Evropës nuk bëjnë ligje për të ndaluar protestat për të mbrojtur pushtetin e vjedhur si kryeministri ynë.

Deklaratat e tij u bënë pas një ceremonie përkujtimore për intelektualët kryeqytetas që u ekzekutuan nga regjimi komunist në vitin 1944.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb