Kanë kaluar pesë muaj nga shtyrja e votimit, por ligji për përfaqësim të drejtë nuk është përfshirë sërish në procedurën parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi se deputetët ende nuk kanë gjetur konsensus për miratimin e tij me Badenter.
Gashi tha se propozimi do të hyjë në rendin e ditës kur të plotësohen kushtet e nevojshme. Ndërkohë, vijojnë përpjekjet për të arritur marrëveshje.
Të lidhura
None found
Projektligji synon të mbushë boshllëkun ligjor të krijuar pas shfuqizimit të mekanizmit të balancuesit. Ai ka mbështetjen e nevojshme të shumicës, por kundërshtohet nga opozita.
Mungesa e votave për miratimin me Badenter ka lënë të bllokuara në Kuvend edhe ligjin për vetëqeverisje lokale, atë për arsimin e lartë dhe disa nisma të tjera ligjore në fushën e arsimit.








