
Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama këtë të hënë është pritur në një takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Më pas, ata janë mbledhur në një tryezë bisedimesh ku të pranishëm janë edhe ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha dhe ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni.




