Aktorja britanike Elizabeth Hurley ka tërhequr vëmendjen në mbrëmjen gala të organizatës Baby2Baby, në West Hollywood të Kalifornisë, ku u shfaq krah të fejuarit të saj, këngëtarit Billy Ray Cyrus.
Aktorja 61-vjeçare kishte zgjedhur një fustan të kuq gjysmë transparent, të dizajnuar nga Monique Lhuillier, me jakë të lartë dhe detaje me motive lulesh. Ajo e kompletoi pamjen me bizhuteri argjendi dhe flokë të lëshuara në onde.
Ndërsa Cyrus, 65 vjeç, u shfaq me një kostum të zi prej kadifeje, dy varëse me kryq dhe syze dielli. Në mbrëmje ishte i pranishëm edhe djali 24-vjeçar i aktores, Damian Hurley.
Çifti është në qendër të vëmendjes që prej publikimit të lajmit për fejesën e tyre në tetor, pas më shumë se një viti lidhjeje. Hurley u fotografua më herët me një unazë të madhe diamanti.
Elizabeth Hurley dhe Billy Ray Cyrus u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Christmas in Paradise”, në vitin 2022, ndërsa lidhjen e tyre e bënë publike në prill të vitit 2025.
Së fundmi, aktorja ka zbuluar gjithashtu se ajo dhe këngëtari planifikojnë të jetojnë së bashku në Los Anxhelos gjatë kohës që ajo do të jetë e angazhuar me xhirimet e sezonit të dytë të serialit “The ‘Burbs”.









Komente
Komento