Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka reaguar përmes një statusi ne Facebook pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke dalë kundër propozimit për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga forumet e partisë. Koçi e cilëson këtë propozim të tepruar dhe dëmprurës, ndërsa thekson se një vendim i tillë nuk mund të ketë fuqi nëse nuk është votuar sipas procedurave statutore.Sipas tij, Partia Socialiste nuk ka nevojë për një unitet të bazuar te frika, por te besimi dhe bindjet politike. “Parti e vertete eshte ajo ne te cilen Statuti eshte me i forte se Kryetari apo Sekretari i Pergjithshem. Perndryshe koncepti institucional parti shkermoqet. Eshte e vertete qe Elisa ka dale ne mexhlis me disa qendrime te konsideruara problematike nga nje pjese me peshe e opinionit socialist. Mund te kene qene ato qendrime te motivuara nga iluzione apo emocione te shkaktuara nga tensionet shpesh panikndjellese te protestave. Qendrimet e saj mund te vijne ne nje pjese te tyre nga menyra sesi ajo u perndoq nga qeveria. Arsyet me mire se une i di vete ajo. Une thjesht arsyetoj me supozime. Por propozimi per perjashtim ishte i tepert dhe demprures. PS se nuk i intereson nje unitet i bazuar te frika, por nje unitet i bazuar ne besim dhe bindje politike te vertete. Ne fund te fundit Elisa nuk eshte Marjana Koçeku per perzgjedhjen e te ciles nuk mbajti askush pergjegjesi”