Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, me të cilën ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të saj në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe në fuqizimin e pozitës së vendit në arenën ndërkombëtare.
Gjatë takimit, presidentja ka ritheksuar se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv dhe prioritet strategjik i Kosovës, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes finlandeze në këtë proces.
“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe shprehu rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe fuqizimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.
Në këtë linjë, Presidentja ritheksoi se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv dhe prioritet strategjik i Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së Finlandës në këtë drejtim.
Mëtej, presidentja Shiroka Pula theksoi potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve finlandeze në Kosovë, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, energjisë, inovacionit dhe shërbimeve profesional”, thuhet në njoftim.