Debati mes dy aktivisteve serbe pas këngës për Kosovën në Bruksel; Kandiq: Brohoritjet na çuan te bombardimet dhe varrezat masive

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq dhe aktivistja e shoqërisë civile në Beograd, Bojana Selakoviq, shkëmbyen publikisht kritika pas incidentit në Bruksel. Në koncertin e mbrëmjes inauguruese të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian u luajt melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Në një reagim në rrjetin X, Kandiq e quajti të turpshme ngjarjen dhe pyeti pse përfaqësuesit e shoqërisë civile serbe të pranishëm nuk reaguan. Ajo ngriti gjithashtu pyetjen nëse ndonjëri prej tyre kishte kërkuar që kënga të ndalej gjatë interpretimit.

Të lidhura

None found

Selakoviq u përgjigj se ishte e pranishme në forum, por nuk kishte ndërhyrë. Ajo tha se ishte e vetmja nga aktivistët e shoqërisë civile serbe që ndodhej aty dhe shtoi se shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë të mos e pëlqejnë këngën e të shprehin kundërshtimin, por pyeti se ç’lidhje kishte kjo me të apo me të tjerë nga Serbia.

Selakoviq mbrojti edhe tekstin e “Oj Kosovo, Kosovo”, duke argumentuar se ai ka karakter simbolik dhe nuk bën thirrje për urrejtje, vrasje apo spastrim etnik. Ajo deklaroi se nuk kishte qëndrim ndaj këngës siç kanë serbët e Kosovës, por nuk shihte problem në tekstin e saj. Sipas saj, fakti që këndohet nga nacionalistë apo persona me të cilët nuk ka asgjë të përbashkët nuk e bën këngën nacionaliste.

Ajo kritikoi gjithashtu përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve të Kosovës e Shqipërisë, duke i akuzuar për heshtje ndaj çështjeve të tjera, mes tyre reagimet për aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Hagë.

Kandiq iu kundërpërgjigj duke sjellë vargje nga kënga, si kundërshtim ndaj pretendimit se teksti është vetëm simbolik dhe i padëmshëm. Ajo përmendi brohoritjen se Kosova nuk do të jepet dhe pretendimin se ajo u përket serbëve që prej të parëve, ndërsa shkroi se këto brohoritje i çuan te bombardimet dhe varrezat masive.

Kandiq tha se veprimtari të tilla nuk i afrojnë popujt dhe nuk ndihmojnë pajtimin. Sipas saj, panelet ku interpretohet kjo këngë nuk do t’i afrojë me fqinjët dhe viktimat.

Selakoviq vazhdoi të kundërshtonte pritshmëritë që përfaqësuesit serbë të reagonin ose të kërkonin falje për incidentin. Ajo shkroi se as këmbëngulja për të kërkuar falje e për të protestuar në çdo rast nuk do t’i afrojë palët, duke shtuar se Serbia nuk mban përgjegjësi për atë që ndodhi.

Në reagimin e saj të fundit, Kandiq iu përgjigj me ironi, duke shkruar se, natyrisht, askush nga Serbia nuk duhej të kërkonte falje apo të protestonte dhe se duhej të ndalte këmbënguljen e saj.


Shtuar më 16.11.2026 16:52

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişBycasinoonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet