Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti shprehet se nga paketa fiskale dhe projektbuxheti, nuk përfiton asnjë sektor apo pjesë e shoqërisë.
Në intervistën e edicionit të pasdites në Syri Tv, Teliti tha se njëjtë si 13 vitet e shkuara, dhe këtë vit qeveria nuk ka menduar për qytetarët, por vetëm sa do t’i rëndojë me 200 milionë euro shtesë.
Por paratë sipas Teliti përllogariten të shkojnë për pagesa luksi, tender pa garë, kontrata koncesionare dhe shirita elektoralë, sidomos kur bëhet fjalë për prag zgjedhje.
Në vend që të adresonte shqetëimet dhe hallet e qytetarëve shqiptarë, qeveria mendon se si të rrisë më shumë taksat për t’u pasuruar vetë.
Cili sektor apo pejsë e shoqërisë përfiton nga kjo paketë fiskaele e projektbuxhet?! Siç kanë qenë të braktisur në 13 vite, edhe vitin e ardhshëm do jenë. Barra e d\o të kushtojë 200 mln euro shtesë. Siguron vazhdimësinë të pagesave për lukse, tendera pa garë, kontrata koncesionare e shirita elektoralë.
Asnjë mbështetje për sektorët jetikë, varfëria, shtypja, nëpërkëmbje ndaj qytetarëve do kushtojë 200 mln euro shtesë si rrjedhojë e rritjes së taksave. Ne shqiptarët, do të paguajmë më shumë taksa, se buxheti me taksat tona mbushen. Skandal jemi e do zhytemi më në varfëri e përçmim të ekonomisë në vitin e ardhshem.
Këta tallen me bonuset për shtresat në nevojë. Pse japin kontrata 35-vjeçare për incinerator e tender pa garë, ndërsa pensionisti s’do ketë të drejtë të fitojë rritje pensioni. Ky buxhet 10 mld euro, a zgjidh dot një hall të vetëm?!
Problemi është që te shëndetësia, këta i marrin jashtë shërbimet, edhe në arsim i dërgojnë jashtë fëmijët e tyre, produktet ushqimore që konsumohen shkojnë e hanë darkt e resotet me 5 yje sepse e kanë TVSH më ulët. Dritat e uji do kushtojë më shume, me TVSH të rritur. Rrobat po ashtu me rritje TVSH, karburanti, kosto të rritura. Nuk preken lukset, kontratat koncensionare e PPP. 110 mln euro do paguhen për PPP korruptive.
Vitin e ardhshëm, shpërdorime me tendera pa garë e lukse qeverie. S’ka buxhet të mjaftueshëm, duhet të ketë buxhet të drejtë, që me ato pak para qeveria të adresojë problematikat akute të shoqërisë, shpopullimi, investimet e huaja apo të diasporës, uljen e varfërisë. Minimumin jetik e refuzon kjo qeveri. Arsimi, nuk ndryshon fare, ilacet për të varfërit.
Kur vjen puna te lukeset e kontratat koncesionare paratë jepen. S’do ketë rritje pagash, do rriten vetëm pagat e policies, sdm të atyre që i kanë shërbyer mazhorancës për të rrahur rininë shqiptare në protestë.
© SYRI.net