• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Statutet e Partive, po pse na duhen vallë?!

by Ben Andoni
16/11/2026 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mjerimi i statutit të partive politike u pa sërish në ditët e fundit. Asambleja e Partisë Socialiste e trandi publikun për urdhrat, gjuhën e ashpër të kryetarit të saj të plotfuqishëm dhe memecërinë e anëtarëve të saj. Edi Rama nga foltorja e këtij institucioni ua bëri të qartë se cila është arkitektura e kësaj force, i kujt ishte ekskluzivisht vendimi aty dhe gjithashtu edhe vendi i secilit prej tyre syresh. Kur shikoje heshtjen, në kronikën e kufizuar që iu la medias prej kësaj force politike që drejton vendin në katër mandate, zërat e pakët alternativë, trishtohesh për demokracinë e vendit tonë.

E zhvendosim skenën disa vite më parë, më 9 shtator 2021, kur vendimi i ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit e ndau keqazi këtë forcë politike. U sajuan dy grupime me interesa diametralisht të kundërta, të cilat me patetizëm ngrinin bashkëpunimin me SHBA-të si të panegociushëm; kurse tjetra që e shihte lëvizjen e Bashës si tradhti dhe asgjësim politik të liderit historik. Asokohe, çfarë nuk dëgjuam dhe për SHBA-të.

Duke u kthyer pas në argumentin tonë, po të respektohej statuti i PS-së, do na ishte kursyer i gjithë aktiviteti dhe zhurma joproporcionale për znj. Spiropali dhe z. Ndreca. Nuk u dëgjua asfare që këta dhe mund të ankoheshin, veç shfrimeve ndaj kryetarit. Tek e fundit, pesha e tyre tashmë në ngjarjet aktuale është gati e papërfillshme, qoftë edhe me prononcimet “e ashpra” të tyre. Asambleja mund të adresonte probleme strukturore, mes tyre ineficensën totale në marrëdhëniet me qytetarët shqiptarë dhe kthimin deri në qesharake të platformave të komunikimit.

Tek argumenti i sipërpërmendur për PD-në, edhe me funksionimin e statutit, ndarja politike me shumë gjasa do të ndodhte. Berisha duket që është mbi PD-në, paçka çfarë duam të besojmë se kjo e fundit është mbi këdo. Edhe pse, statusi i mirë besojmë se mund të shmangte tollovinë e asokohshme të dy statuteve, dy kuvendeve dhe madje edhe të dy vulave. Dhe, këtë e bënte më së miri edhe një statut konfuz (si ai i miratuar në korrik 2021) që nuk kishte procedura të mirëpërcaktuara dhe transparente se si anëtarësia ose delegatët mund të thërrisnin një Kuvend të Jashtëzakonshëm pa miratimin e kryetarit, duke i dhënë mundësi Bashës që të refuzonte mbledhjen e forumeve, apo edhe ndërkohë të mund t’i jepte Berishës, nga ana tjetër, paradoksalisht mundësinë të mblidhte firmat! Forca e kryetarit, me të ashtuquajturat kushte urgjente, që janë aty në status, shmangu instancat. Nuk po merremi shumë me këtë.

Një statut i rregullt, qoftë në PS ose në PD do t’i kishte dhënë krizave të brendshme të tyre një zgjidhje të shpejtë dhe të ligjshme, por në thelb Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS) shpesh e anashkalojnë statutin e tyre, sepse vendimmarrjen e ka në dorë kryetari dhe rrethi i ngushtë drejtues, kurse rregullat e brendshme janë thjesht instrumente pragmatike dhe nuk shërbejnë si kufizime. Falë tyre do detyroheshim të kishim rotacionin e lidershipit, garat e rregullta dhe respektimin e mendimit ndryshe tek Socialistët dhe Demokratët.  Për fat të keq që pas vitit 2008 forca është te kryetari, i cili pozicionohet de facto mbi institucionet e partisë, duke bërë që vendimet kyçe të merren në mënyrë personale dhe më pas të formalizohen nga strukturat që janë shpesh sfondi për të duartrokitur. Imazhet e Asamblesë së fundit e treguan sesi rrinin tek PS-ja, duke na kujtuar mbledhjet e dikurshme të Plenumeve të PPSH-së.

Shkaktarja më e madhe e kësaj situate vjen nga Ligji Nr. 8580 “Për Partitë Politike” që u jep partive autonomi të plotë organizative, por nuk parashikon mekanizma shtetërorë që i penalizojnë ato kur shkelin statutet e tyre. Po të kishte statuse do zbatohej “Neni Basha” për dorëheqje në rast humbjesh te opozita, apo do merrej parasysh apeli që bëri dikur një eksponent i njohur i PS-së, Ben Blushi, kur qysh në shkurt 2016, argumentonte se rreth 30% e neneve të statutit ishin shkelur. Mes tyre edhe faktin se: kryetari Edi Rama e kishte përfunduar mandatin dhe nuk kishte hapur garë të brendshme për kryetar partie, duke vijuar drejtimin pa u rivotuar nga anëtarësia. Apo faktin se forumet drejtuese të PS-së nuk mblidheshin sipas afateve statutore dhe se drejtuesit e lartë mbanin njëkohësisht poste ekzekutive dhe partiake në kundërshtim me rregullat e brendshme. Këto sot duken utopi, por pa demokraci të brendshme, nuk mund të jetë kurrë demokraci të pastër në Shqipëri. Rezultati: Hidhni sytë dhe shikoni realitetin politik dhe krizat e vazhdueshme. I hidhur edhe paradoksal edhe pse jemi futur në tendën e integrimit evropian. (Javanews)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Statutet e Partive, po pse na duhen vallë?!

November 16, 2026
Irani bllokon vizitat e OKB-së në vendet bërthamore, deri në përfundim të luftës me SHBA-në dhe Izraelin

Irani bllokon vizitat e OKB-së në vendet bërthamore, deri në përfundim të luftës me SHBA-në dhe Izraelin

November 16, 2026
“Administratë të jetë neutrale”- PD bën gati dokumentin për Reformën Zgjedhore pas vetos: Të ndalohet patronazhimi!

“Administratë të jetë neutrale”- PD bën gati dokumentin për Reformën Zgjedhore pas vetos: Të ndalohet patronazhimi!

November 16, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

Të enjten rikthehet Parlamenti, Peleshi nxjerr urdhrin për seancën e 18 nëntorit! Kuvendi voton në parim projektbuxhetin 2027, ja çfarë do ndodhë

November 16, 2026
Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

Aksidentoi për vdekje 2 fëmijë dhe plagosi një të tretë në Durrës, Prokuroria çon në gjyq Nikollë Radaçin! Dy prova shpallen të pavlefshme

November 16, 2026
Zgjidhet misteri për rolin ikonik të kinemasë, ja kush do jetë aktori që do luajë 007-ën James Bond!

Zgjidhet misteri për rolin ikonik të kinemasë, ja kush do jetë aktori që do luajë 007-ën James Bond!

November 16, 2026
Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë

Liga e Kombeve/ Shqipëria e para në grup, ja përfitimet e kuqezinjve nga triumfi në grup dhe faza e mëtejshme për një vend në Evropian!

November 16, 2026
Shqipëria në tranzicion – lidershipi, kapitali dhe Europa

Shqipëria në tranzicion – lidershipi, kapitali dhe Europa

November 16, 2026
Britani e Madhe/ Qeveria do të ndërmarrë sanksione të reja ndaj trafikantëve që ndihmojnë emigrantët ilegalë

Pesë vende të BE-së drejt krijimit të një qendre deportimi në Ruandë!

November 16, 2026
“Digje, digje…!”- Tensionet në protestë, i vihet zjarri edhe stolave dekorativë! Flakët dhe retë e tymit të zi mbulojnë zonën (FOTO)

Pasojat e protestave, zjarrit dhe shkatërrimeve në Tiranë, bizneset deklarojnë 3,59 milionë euro përmes platformës “Dëmi im”

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In