Në kulmin e diskutimeve për draftin e kodit të ri të procedures penale, një javë më parë prokurorët e SPAK i kanë përcjellë sugjerimet dhe vërejtjet ministrisë së Drejtësisë. Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Spak Klodian Braho i cili tha se Prokurpria e Posaçme ka bërë analizë të mirëfilltë të draftit dhe ka përcjellë rekomandimet. Në një takim me gazetarët, Klodian Braho u pyet nëse ministri i Drejtësisë Toni Gogo ka njoftuar SPAK për vizitën e tij në burgun e Fierit ku është takuar me kryebashkiakun Veliaj dhe nëse ka nisur hetim për shpërdorim detyre. Përsa i përket autorizimit Braho tha se do të pyeste prokurorët e tjerë, ndërsa për hetimin tha se është sekret hetimor.