Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan, ku një i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në zonën e njohur si ish-Parku i Rezervave të Shtetit. Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka goditur të moshuarin teksa ai po lëvizte në këmbë.
Përplasja ka qenë e fortë dhe këmbësori ka pësuar dëmtime të rënda. Ende nuk ka informacion zyrtar për identitetin e tij apo gjendjen shëndetësore.












