Makina përplas të moshuarin në Elbasan, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

16 Nëntor 2026 | 17:53

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur, pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas raportimeve, aksidenti është regjistruar në zonën e njohur si ish-Parku i Rezervave të Shtetit. I plagosuri mësohet se është një person i moshuar, i cili në momentin e ngjarjes po lëvizte në këmbë.

Mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa i moshuari ka pësuar dëmtime të rënda. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për identitetin e tij dhe gjendjen shëndetësore.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen ndaj të pandehurve

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje...
15:49 | 16/11/2026

Rama në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Protestat në Shqipëri janë “revolucioni i pritshmërive më të larta”

Kryeministri Edi Rama foli në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Bruksel, ku mori pjesë në panelin me temë...
14:40 | 16/11/2026

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me incidentin e ndodhur gjatë eventit të mbrëmshëm ku u interpretua një këngë me përmbajtje nacionaliste kundër...
14:39 | 16/11/2026