“Liria nuk duhet të merret si e mirëqenë!”/ Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së na bën më të fortë. Ballkani Perëndimor…

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se anëtarësimi i vendeve të reja do ta bëjë unionin më të fortë. Gjatë Forumit të dytë për Zgjerimin e BE-së, që po zhvillohet në Bruksel, në prani edhe të komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, Von der Leyen u ndal te perspektiva evropiane e vendeve kandidate dhe rëndësia e afrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët evropian.

Në aktivitetin e titulluar “Evropa më e gjerë – Evropa më e fortë” marrin pjesë liderë politikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues të biznesit nga vendet anëtare të BE-së dhe ato që aspirojnë anëtarësimin. Pjesë e forumit janë edhe Ambasadorët e Rinj Evropianë nga vendet e zgjerimit.

Von der Leyen theksoi se Evropa ka një mundësi të rëndësishme për të bashkuar popujt e saj dhe për të ndërtuar një Bashkim ku më shumë qytetarë të jetojnë në liri, ndërsa fëmijët të rriten në paqe dhe prosperitet.

“Ne kemi një shans për t’i bashkuar popujt e Evropës. Për të ndërtuar një Bashkim ku më shumë evropianë mund të jetojnë në liri, ku fëmijët mund të rriten në paqe dhe prosperitet dhe ku ne mund të vendosim vetë për të ardhmen tonë”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian.

Ajo vlerësoi gjithashtu potencialin e të rinjve nga Ballkani Perëndimor, duke theksuar se talentet e tyre mund të sjellin vlera të reja në tregun e përbashkët evropian

Në fokus të diskutimeve ishte edhe Shqipëria, për të cilën Von der Leyen deklaroi se po shënon progres domethënës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Forumi synon të trajtojë hapat e mëtejshëm për një Union më të zgjeruar dhe më të fortë, si dhe rolin që vendet kandidate mund të luajnë në të ardhmen e projektit evropian.

 

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri