“Prostitutë politike”, kërcet grushti mes gazetarit dhe analistit në studio televizive

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.11.2026, 18:26

Një debat politik në televizionin publik të Armenisë ka përfunduar në përleshje fizike, pasi dy të ftuarit kanë kaluar nga fyerjet dhe kërcënimet te grushtet në mes të studios televizive.

Protagonistët e incidentit janë gazetari Boris Murazi, i rreshtuar në krahun e opozitës, dhe analisti politik Harutyun Mkrtchyan, i cili njihet për qëndrimet e tij në mbështetje të qeverisë së kryeministrit Nikol Pashinyan.

Përplasja ndodhi gjatë emisionit “Debati i Madh”, ku po diskutohej axhenda politike e opozitës së bashkuar. Situata u tensionua pasi Mkrtchyan vuri në pikëpyetje integritetin dhe lidhjet politike të gazetarit, duke e quajtur atë “prostitutë politike” dhe duke përdorur fjalor të rëndë.

Pas shkëmbimit të fyerjeve dhe kërcënimeve, Murazi u ngrit nga vendi, iu afrua analistit dhe e goditi me grusht. Të dy përfunduan duke shkëmbyer goditje, ndërsa drejtuesit e emisionit dhe pjesëtarët e sigurisë ndërhynë për t'i ndarë.

Ajo që e bën edhe më të pazakontë këtë incident është vendimi i televizionit publik armen për ta transmetuar të gjithë përplasjen pa censurë, megjithëse emisioni ishte i regjistruar dhe jo drejtpërdrejt.

Pamjet shkaktuan reagime të forta, ndërsa Komisioni për Televizionin dhe Radion në Armeni kritikoi transmetuesin publik, duke e cilësuar të papranueshëm transmetimin e dhunës fizike dhe fyerjeve të rënda. Sipas tij, një televizion publik ka përgjegjësi të mos normalizojë dhunën, veçanërisht kur bëhet fjalë për një emision që mund të redaktohet përpara transmetimit.

Ngjarja ka rikthyer debatet mbi nivelin e përplasjes mes përfaqësuesve të politikës në Armeni, ku këtë herë kundërshtitë nuk u zgjidhën me argumente, por me grushte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit