Një këmbësor ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të hëne në Elbasan, pasi është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:15. Përplasja ka qenë e fortë dhe këmbësori ka pësuar dëmtime të shumta. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për identitetin e të plagosurit apo gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë, rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta. Autoritetet pritet të kryejnë hetimet për të zbardhur dinamikën e përplasjes dhe për të identifikuar drejtuesin e automjetit që u largua pa dhënë ndihmë pas aksidentit.


