Vendosni fjalën kyçe....

Merr fund pritja për pasuesin e 007-ës, Robert Pattinson zyrtarisht James Bond i ri


Aktori britanik Robert Pattinson është përzgjedhur si James Bond-i i ri, duke i dhënë fund pritjes së gjatë për të zbuluar se kush do të pasojë Daniel Craig në rolin e agjentit të famshëm 007.

Në një deklaratë pas përzgjedhjes, 40-vjeçari Pattinson e cilësoi këtë angazhim si një nga nderimet më të mëdha të karrierës së tij.

“Të më besohet roli i 007 është nderi i jetës sime”, u shpreh aktori.

Pattinson do të jetë aktori i shtatë që interpreton agjentin sekret në serinë zyrtare të filmave James Bond, një prej roleve më të rëndësishme në historinë e kinema

Skenari i filmit të ardhshëm po shkruhet nga Steven Knight, krijuesi i serialit të njohur Peaky Blinders, ndërsa regjia do të jetë në duart e Denis Villeneuve, i njohur për filmat Dune.

Gara për të zëvendësuar Daniel Craig kishte nxitur spekulime të shumta gjatë muajve të fundit. Mes aktorëve që përfliteshin si kandidatë kryesorë ishin Josh O’Connor, Callum Turner dhe Jack Lowden, të cilët raportohet se kishin arritur deri në fazën përfundimtare të provave filmike.

Regjisori Denis Villeneuve ka falënderuar të gjithë aktorët që morën pjesë në audicione, duke vlerësuar nivelin e lartë të kandidatëve.

“Ishim të rrethuar nga një talent i jashtëzakonshëm”, u shpreh Villeneuve, duke shtuar se Pattinson “sjell një frymë krejtësisht të re” në rolin e agjentit 007.

Për momentin, detaje të tjera rreth filmit të ri dhe datës së publikimit nuk janë bërë të ditura në informacionin e publikuar nga BBC.