Një grup protestuesish mblidhen përpara Kryeministrisë, policia i zhvendos (VIDEO)

16 Nëntor 2026 | 18:27

Një grup protestuesish janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku janë përballur me policinë, e cila u ka kërkuar të zhvendosen.

Fillimisht, protestuesit kanë kundërshtuar efektivët e policisë, ndërsa më vonë janë zhvendosur me urdhër të uniformave blu.

Ndërkohë, në terren vihet re një numër i lartë efektivësh policie, të cilët janë vendosur në kordon, duke mos lejuar protestuesit të qëndrojnë përballë Kryeministrisë.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e mërkurë dhe të shtunë, studentët kanë paralajmëruar protestat e tyre kombëtare, me kërkesën e panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina përplas të moshuarin në Elbasan, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur, pasi është përplasur nga...
17:53 | 16/11/2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen ndaj të pandehurve

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje...
15:49 | 16/11/2026

Rama në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Protestat në Shqipëri janë “revolucioni i pritshmërive më të larta”

Kryeministri Edi Rama foli në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Bruksel, ku mori pjesë në panelin me temë...
14:40 | 16/11/2026