E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidentohet rëndë një këmbësor në Elbasan, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:15 në zonën e ish-Parkut të Rezervave të Shtetit në Elbasan. Sipas burimeve, një automjet dyshohet se ka përplasur një këmbësor të moshuar, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Ngjarja është regjistruar në kushte të pafavorshme atmosferike, me reshje dhe shikueshmëri të reduktuar. Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi identitetin dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurit, ndërsa rrethanat e aksidentit pritet të sqarohen nga policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.