Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja, Belinda Balluku 'e lirë' në gjykatë

Logu: SPAK i nënshtrohet vullnetit të Ramës

Logu: SPAK i nënshtrohet vullnetit të Ramës

18:30, 16/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme njoftoi të hënën, më 16 nëntor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i shtuar akuzës për shkeljen e barazisë në tenderë edhe ato për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Megjithatë, drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho, deklaroi se prokuroria nuk do t’i drejtohet sërish Kuvendit për të kërkuar autorizimin për arrestimin e saj. Ai tha se shtimi i akuzave rëndon pozitën penale të Ballukut, por nuk përbën, më vete, një bazë të mjaftueshme për një kërkesë të re.

Por si intepretohet kjo nga juristët?
Avokati Marash Logu në një prononcim për emisionin ‘Task Force’ sot pasdite në Syri Tv, thotë se Braho sot provoi se I nënshtrohet vullnetit politik të maxhorancës, dhe vetë Ramës e Ballukut,duke injoruar Kushtetutën dhe ligjin.

Pjesë nga diskutimi në studio

Marash Logu: “Klodian Braho na tha sot se ai dhe SPAK-u i nënshtrohen vullnetit politik të maxhorancës dhe vendimmarrjeve personale të Ballukut e Ramës për të mbrojtur njëri tjetrin nga aferat që ata vetë kanë dirigjuar dhe realizuar.

“Është në kufijtë, domethënë, e skandalit, që kreu i SPAK-ut thotë që interpretimi që ne i bëjmë ligjit dhe Kushtetutës është ai interpretim që i ka bërë shumica socialiste. Se në fakt nuk është Kuvendi i Shqipërisë, është maxhoranca socialiste që e ka interpretuar Kushtetutën në 2020-ën, duke rrëzuar atë kërkesë. Dhe madje kreu i SPAK-ut sot e përdori relacionin e anëtarëve të maxhorancës socialiste si argument për të thënë që ne nuk kishim pasur, ose nuk kemi çuar një kërkesë të re për heqjen e imunitetit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Në Kushtetutë dhe në ligj thuhet shumë qartë: prokurorët e Republikës së Shqipërisë i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjit. Dhe të vijnë e të thonë sot që prokurorët e SPAK-ut i nënshtrohen edhe vullnetit politik të maxhorancës, edhe vendimmarrjeve personale që bën Belinda Balluku dhe Edi Rama për të mbrojtur njëri-tjetrin nga aferat korruptive që ata vetë kanë dirigjuar dhe realizuar. Në këtë kuptim, ajo deklaratë, unë nuk e di nëse po themi i ka folur ndërgjegjja përpara se të fliste mendja, natyrisht është shumë shqetësuese se praktikisht tregon që tashmë kreu i SPAK-ut dhe institucioni që ai drejton, kanë pranuar që ata i nënshtrohen vullnetit të shumicës socialiste. Pra e injorojnë Kushtetutën, e injorojnë ligjin, i cili në mënyrë shumë të qartë thotë që kur rëndohen akuzat, pra kur rëndohen nevojat e sigurimit, Prokuroria ka të drejtë t'i kërkojë gjykatës zëvendësimin e masës së sigurimit duke u aplikuar një masë më të rëndë sigurimi.

Ky është interpretimi ose ky është parashikimi që ka neni 260 i Kodit të Procedurës Penale. Mënyra se si e interpreton Taulant Balla apo Ulsi Manja për llogari të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut duket që ka qenë më bindëse për kreun e SPAK-ut, sesa interpretimi apo parashikimi që ka neni 260 i Kodit të Procedurës Penale. Pra e kuptoni se sa skandaloze dhe absurde është deklarata që ka dhënë sot kreu i SPAK-ut për gazetarët në përpjekje për të justifikuar në fakt heqjen dorë të tyre për të paraqitur një kërkesë të re, pavarësisht se akuzat ndaj Belinda Ballukut çdo herë vinin e rëndoheshin edhe më shumë.

Pra për Prokurorinë e Posaçme, , Belinda Balluku paska pasur më shumë rrezik që të prishte provat, të intimidonte dëshmitarët, të largohej nga vendi apo të kryente ndonjë vepër tjetër penale kur rrezikonte 5 vite burg, sesa sot që me akuzat që i rëndojnë, rrezikon një 20-25 vite burg.

Nuk e kuptoj cila është logjika që ka ndjekur ky institucion.. Përveç asaj që kemi thënë, që siç duket ka një marrëveshje të fshehur ndërmjet Prokurorisë së Posaçme dhe qeverisë apo kreut të SPAK-ut me ndërmjetësimin e Erion Veliajt me kryeministrin Rama për ta mbajtur të paprekur Belinda Ballukun dhe për të mos sjellë edhe një herë në Parlament një kërkesë për heqjen e imunitetit dhe dhënien e autorizimit për ashpërsimin e masës.

Sonila Meço: Pra, po pranohet që reforma në drejtësi ka dështuar meqënëse kemi dhe investimin ndërkombëtar në këtë mes, financimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian, të gjitha ato fjalime dhe deklarata të fuqishme për mbështetjen... Ka dështuar pra?

Marash Logu: Për sa kohë drejtësia nuk është e barabartë, thelbi i saj bie. Pra në qoftë se drejtësia aplikohet me standarde të ndryshme, atëherë s'ka drejtësi fare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco