Shefi i Krimeve të Vlorës ka humbur jetën në një aksident ndërsa udhëtonte nga Fieri drejt qytetit ku shërben. Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradë, në afërsi të Novoselës, ku makina tip ‘Toyota’ e Ermal Lulajt u përplas me një fadromë që ndodhej në lëvizje.

Dyshohet se automjeti tip skrep ka qenë pa sinjalistikë në pjesën e pasme. I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Efektivi, rreth të 40-ave, më herët ka shërbyer si shef i Antidrogës. Ai është baba i dy fëmijëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, situata në këtë aks të rrugës vijon të jetë e rënduar.

Lajmi në përditësim..