Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor vijon të jetë i rënduar.
© SYRI.net