Një emër i ri në horizont për portën e Kombëtares shqiptare. Portieri Elia Caprile, mund të jetë një alternativë për kuqezinjtë në të ardhmen, falë mundësisë për të përfituar shtetësinë shqiptare përmes partneres së tij. Vetë “gardiani”, në një interivistë të dhënë së fundmi, nuk e ka mbyllur derën për Shqipërinë.

“Nuk e di nëse do të dalë diçka nga kjo. Deri më tani, askush nga federata shqiptare nuk ka trokitur në derën time. Nëse trokisin, do ta vlerësoj”.

“Po provoj se e meritoj të jem pjesë e ekipit kombëtar italian, mendoj se jam në atë nivel. Por e di që gjithçka mund të ndryshojë dhe se duhet të përqendrohem vetëm në atë që varet nga unë. Nuk do të prish gjumin për pjesën tjetër”, tha Caprile

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb