Kronikë
Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve, një tjetër i plagosur (EMRI)

Një aksident i rëndë është regjistruar përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën shefi i krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, situata në këtë aks të rrugës vijon të jetë e rënduar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




