Ermal Lula, është personi i cili humbi jetën, pasditen e kësaj të hëne, në aksidentin e ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, pranë Novoselës.
Sipas raportimeve, Lula ishte shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës.
Ai udhëtonte me një automjet që u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. Si pasojë e aksidentit, një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Grupi hetimor vijon hetimin për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor është bllokuar.












