I ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Xhonatan Islami për të folur më shumë për karrierën e tij, pasionin për adrenalinën por dhe mbi jetën personale…
Cila është frika jote më e madhe në tokë?
Që të mos fluturoj më. Që të mbetem në tokë dhe të mos e kem më atë ndjesinë e fluturimit. Më frikëson monotonia. Më frikëson që e nesërmja ime të jetë ndryshe nga ajo që po bëj sot. Jo gjithmonë e nesërmja është më e mirë. Jeta ka treguar që e nesërmja mund të jetë dhe më e keqe dhe më e mërzitshme se e sotmja, e rëndësishme është qasja që kemi dhe në momente të vështira dhe të përpiqemi të shikojmë gjëra pozitive. Se pavarësisht se shumë gjëra pozitive rreth nesh i marrim si të mirëqena, është shumë e rëndësishme që t’i vlerësojmë çdo ditë, edhe kur jeta duket e vështirë.