Kategoria e Parë, Besëlidhja-Iliria dhe Flamurtari-Bylis në RTSH

Kategoria e Parë | 5 minuta më parë

Kampionati i Kategorisë së Parë rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet të javës së 11-të. Tri ndeshje do të luhen të dielën, ndërsa tri do të jenë në program të hënën.

Java nis me tri ndeshjet e para, që luhen të dielën, në 22 nëntor. Burreli i vendit të dhjetë pret Pogradecin, që mban vendin e pestë, Sopoti, i parafundit, me shtatë pikë, pret Korabin që ka 12. Oriku, me vetëm dy pikë në fundin e renditjes, pret Kukësin, i katërti në renditje, me 18 pikë, po aq sa Besa e Bylis. Të gjitha ndeshjet e së dielës do të luhen në orën 13.30.

Dy nga ndeshjet e së hënës, përfshirë edhe atë ku luan kryesuesja, Iliria, do të transmetohen direkt në RTSH Sport.

Në orën 13.30, do të jetë takimi i Lezhës, ku Besëlidhja pret Ilirinë. Vendasit kanë 14 pikë, në vendin e shtatë, ndërsa kryesuesit kanë 21 pikë dhe vijnë me një seri prej pesë fitoresh radhazi.

Në 16.00, në Vlorë, Flamurtari i vendit të gjashtë, me 16 pikë, pret Bylisin. Skuadra ballshiote mban vendin e tretë, me vetëm dy pikë më tepër, por është e vetmja deri tani që nuk njeh humbje në kampionat. Përveç këtyre dy ndeshjeve që do të transmetohen direkt në RTSH Sport, po të hënën në orën 13.30 do të jetë edhe takimi midis Kastriotit, në vendin e nëntë, me 11 pikë, dhe Besës, e dyta, me 18 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme