Një denoncim është bërë në mikrofonin e News24. Një protestuese ka thënë se ka marrë gjobë 5 milionë lekë.
Ajo deklaroi se ka marrë këtë gjobë kaq të lartë, edhe pse vetëm ka penguar rrugën.
Protestuesja shprehet se ka dy prindërit pensionistë dhe nuk ka mundësi ta paguajë gjobën.
Protestuesja: Kam marrë gjobë 5 mln lekë, sepse kam bllokuar rrugën tek Rruga e Durrësit. Më arrestuan dhe më çuan te Komisariati nr 4. Gjoba është vetëm për bllokim rruge.
Unë protestoj për të drejtat e mia. Nuk e di sesi do e paguaj, sepse prindërit e mi janë pensionistë të dy. Ndoshta s’do e paguaj fare, ndoshta me kredi.
