Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” njofton se uji i qytetit të Strugës nuk është i përshtatshëm për t’u pirë, për shkak të nivelit të lartë të turbullirës.
Në matjet e fundit, vlerat e turbullirës në pikat e kontrollit brenda qytetit ishin nga 1.52 deri në 1.8 NTU, duke kaluar pragun maksimal të lejuar prej 1.5 NTU.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, në burimin “Shum” është regjistruar turbullirë prej 0.89 NTU.
Sipas kompanisë, uji mund të shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike.







