Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, pranë fshatit Mengël, të bashkisë Elbasan.
Një automjet ka përplasur në rrethana ende të paqarta këmbësorin e identifikuar si Selman Bardhi, 85 vjeç dhe më pas është arratisur nga vendngjarja.
Bardhi është transportuar me ambulancë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori, identiteti i të cilit ende nuk dihet vijon të jetë në arrati.
Policia bën me dije se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, ndërsa po punohet me pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendngjarjes për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij.












