“Dëmi im”, vijojnë aplikimet nga bizneset e dëmtuara gjatë protestës, raportimi bëhet në e-Albania

16/11/2026 19:41

Bizneset e prekura nga dëmet gjatë protestave vijojnë të raportojnë humbjet e shkaktuara në njësitë e tyre tregtare përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjitha bizneseve të prekura që të përdorin këtë shërbim për të deklaruar dëmet e pësuara.

Raportimi mund të kryhet online përmes portalit e-Albania, në shërbimin e dedikuar “Dëmi im”, si dhe nëpërmjet faqes zyrtare të Administratës Tatimore, www.tatime.gov.al.

Administrata Tatimore bën me dije se mbetet e angazhuar për të mbështetur bizneset e prekura, duke lehtësuar procedurat e raportimit dhe evidentimit të dëmeve.

Shërbimi synon të mundësojë identifikimin dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara në aktivitetet tregtare.

 

Top Channel