EMRAT/ Vdes në aksident shefi i krimeve të rënda në Policinë e Vlorës, një i plagosur

19:03, 16/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën shefit të krimeve të rënda në policinë e Vlorës.

Gazetari i SYRI-t në qytetin bregdetar raporton se, Ermal Lula ka humbur jetën nga përplasja në rrugën Fier-Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

Si pasojë e përplasjes, Lula ka humbur jetën, ndërsa ka mbetur i plagosur dhe Thanas Poçaj dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në autostradën ‘100 Vjetori’, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip ‘Toyota’, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit ‘Toyota’, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.

Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco