Zulfaj kritikon Brukselin: Zgjerimi i bazuar në meritë duhet të vlejë edhe për Kosovën

Jeton Zulfaj, kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, ka reaguar ndaj Brukselit zyrtar, duke e kritikuar për mosvlerësimin e progresit të bërë nga Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Kosova paraqiti kërkesën për anëtarësim në dhjetor 2022, por ajo ende nuk është shqyrtuar. Pavarësisht aplikimit, vendi vazhdon të jetë i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që nuk ka marrë statusin kandidat, raporton KosovaPress.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në platformën X, Zulfaj ka thënë se kjo situatë lidhet me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se statusi i Kosovës në procesin e integrimit evropian nuk pasqyron përparimin e saj.

Sipas tij, Kosova ka shënuar përmirësim në pesë tregues ndërkombëtarë që lidhen me sundimin e ligjit, liritë demokratike, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe zhvillimin e zgjedhjeve.

“Përparimi duhet të njihet. Reformat duhet të shpërblehen. Zgjerimi i bazuar në meritë duhet të vlejë për të gjithë. Kosova është e gatshme të ndërmarrë hapin tjetër drejt anëtarësimit në BE”, ka deklaruar Zulfaj.

Ndërkohë, Shqipëria ka hapur grup-kapitullin e fundit të negociatave, duke kaluar në një etapë të rëndësishme të procesit të integrimit. Komisioni Evropian vlerëson se negociatat e Shqipërisë mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2027.

Për Malin e Zi, Komisioni Evropian parashikon përmbylljen e negociatave të aderimit deri në fund të vitit 2026. Nëse plotësohen kushtet e përcaktuara, marrëveshja e anëtarësimit mund të nënshkruhet në qershor të vitit 2027, ndërsa pranimi në BE mund të ndodhë në vitin 2028.


Shtuar më 16.11.2026 19:48

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet