Gjykata e Durrësit ka refuzuar kërkesën e Nikoll Radaçit për gjykim të shkurtuar, duke e kaluar çështjen për gjykim të zakonshëm. 57-vjeçari aksidentoi me automjet për vdekje dy fëmijë të mitur dhe plagosi një tjetër në 3 maj të këtij viti, në zonën e ish-Kënetës në qytetin bregdetar. Dy fëmijët dhe i mituri tjetër ndodheshin në trotuar kur u përplasën nga automjeti që drejtohej nga Radaçi. Gjykata ka rrëzuar gjithashtu si të papërdorshëmm procesverbalin e marrjes së mostrës së gjakut dhe aktin e ekspertimit toksikologjik-ligjor. Këto akte ishin kërkuar nga mbrojtja Nikoll Radaçit, e cila pretendonte se analizat provonin se 57-vjeçari nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.