Kosova, Italia dhe Polonia janë vendet nga ku kanë ardhur më shumë vizitorë të huaj në Shqipëri gjatë muajit shtator. Ndonëse rritja e numrit të turistëv në muajtë e deritanishëm ka qenë më e ngadaltë se vitet e mëparshme,e dhe shtatorit shfaqi një ecuri pozitive. Gjeografia e turistëve ka shënuar dhe një rritje të numrit të tyre edhe nga të haujtë që vinin nga Franca dhe Gjermania, të cilët vijojnë të përbëjnë një pjesë të rëndësishme të vizitorëve që kanë zgjedhur të qëndrojnë në strukturat akomoduese në vend edhe pas përfundimit të muajve të pikut të sezonit veror. Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova kryeson me 13% të vizitorëve të huaj, e ndjekur nga Italia me 11% dhe Polonia me 10%. Ndërsa Franca dhe Gjermania zënë përkatësisht 9% dhe 8% të totalit.