Nga startup-et te inteligjenca artificiale, Shqipëria organizon Javën Globale të Sipërmarrjes, 40 aktivitete në disa qytete Kosova, Italia dhe Polonia janë vendet nga ku kanë ardhur më shumë vizitorë të huaj në Shqipëri gjatë muajit shtator.
Ndonëse rritja e numrit të turistëv në muajtë e deritanishëm ka qenë më e ngadaltë se vitet e mëparshme,e dhe shtatorit shfaqi një ecuri pozitive.
Gjeografia e turistëve ka shënuar dhe një rritje të numrit të tyre edhe nga të haujtë që vinin nga Franca dhe Gjermania, të cilët vijojnë të përbëjnë një pjesë të rëndësishme të vizitorëve që kanë zgjedhur të qëndrojnë në strukturat akomoduese në vend edhe pas përfundimit të muajve të pikut të sezonit veror.
Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova kryeson me 13% të vizitorëve të huaj, e ndjekur nga Italia me 11% dhe Polonia me 10%. Ndërsa Franca dhe Gjermania zënë përkatësisht 9% dhe 8% të totalit.
Në përgjithësi numri i vizitorëve që u akomoduan në Shqipëri gjatë shtatorit u rrit me 9.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja është regjistruar si te turistët e huaj me 8.1% ashtu edhe te vizitorët vendas, të cilët janë shtuar me 12.7%.
Edhe numri i netëve të kaluara në strukturat akomoduese ka shënuar rritje me 7.5%, çka tregon se vizitorët nuk janë shtuar vetëm në numër por kanë kaluar edhe më shumë net në Shqipëri.
Zonat bregdetare kanë mbetur zgjedhja kryesore me rreth 393 mijë vizitorë të huaj dhe vendas ndërsa rritje është shënuar edhe në rajonin e Veriut dhe të Jugut.
Ndërkohë hotelet kanë pasur një shfrytëzim më të lartë të dhomave. Në shtator 54% e dhomave rezultuan të zëna, kundrejt 52.7% një vit më parë.
Të dhënat tregojnë se interesi për Shqipërinë si destinacion turistik po vijon edhe pas muajve tradicionalë të pushimeve duke e shtrirë aktivitetin turistik përtej sezonit të verës.
Top Channel