Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Wendt, ka zhvilluar një takim me vullnetarët e Korpusit të Paqes gjatë vizitës së tij në Sarandë.
Takimi u zhvillua me tre vullnetarë, James, Nick dhe Kevin, të cilët kontribuojnë në fushat e arsimit dhe zhvillimit ekonomik, përmes angazhimit në shkollat lokale, programet për të rinjtë dhe organizatat e komunitetit.
Gjatë bisedës, vullnetarët e angazhuar në sektorin e arsimit ndanë përvojat e tyre në mësimdhënien e gjuhës angleze, si dhe përfshirjen në kampet rinore dhe programet e kodimit kompjuterik.
Ndërkohë, vullnetari që punon në fushën e zhvillimit ekonomik prezantoi bashkëpunimin me Bashkinë e Sarandës dhe mbështetjen që ofron për një organizatë jofitimprurëse në komunitet.
Përmes një reagimi, përfaqësia amerikane vlerësoi kontributin e vullnetarëve në komunitetet shqiptare, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve që mbështesin punën e tyre.
Gjithashtu, u shpreh mirënjohje për ambasadorin Wendt për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm ndaj komuniteteve në Shqipëri.
Top Channel